Kosova e ka nisur, mund të thuhet, mbarë ciklin eliminator për “Euro 2020” pasi që në stadiumin “Fadil Vokrri” ka barazuar 1 me 1 me Bullgarinë.
Kanë qenë bullgarët që të parët kanë kaluar në epërsi me golin e Bozhikov në minutën e 39-të.
Barazimi ka ardhur në pjesën e dytë kur Arbër Zeneli shënon gol të bukur në minutën e 62-të.
Me këtë barazim Kosova renditet në vendin e tretë në Grupin A me 1 pikë, kurse në pozitën e parë është Anglia me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Bullgaria nga dy ndeshje ka 2 pikë. /Ballkani.info/







