Kosova me tre konsuj nderi në Shqipëri, në mesin e tyre edhe gazetari Blendi Fevziu

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka vendosur dje shkarkimin e biznesmenit kosovar, Rrahim Pacolli si konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë.

Ballkani.info dje ka publikuar edhe dokumentet me të cilët vitin e kaluar Pacolli ishte emëruar konsull nderi i Shqipëri në Kosovë për rajonin e Prizrenit.

Por cilët janë konsujt e nderit të Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe jo vetëm atje.

Ballkani.info merr vesh se në Shqipëri Kosova i ka tre konsuj nderi.

Përveç Mentor Nazarkos dhe Mimoza Ndoqit, konsull nderi i Kosovës në Shqipëri është edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu.

Fevziu ishte emëruar konsull i Kosovës për zonën e Durrësit. Ai këtë pozitë e ka pranuar më 9 mars të vitit 2018.

Ndërkaq, konsull nderi në Finlandë është Jouni Lehtimaki. Në Kanada Charles Aaron.

Në Austri, Kosova i ka të emëruar tre konsuj nderi; Markus Paulmichl në Salzburg, David Ungar Klein në Vjenë dhe Manfred Brandner në Grac.

Në Bullgari këtë pozitë e mban Plamen Kopchev, kurse në Britani të Madhe Robin Hanbury-Tension. /Ballkani.info/