Kosova me medalje në Europianin U23, Gjakova kalon në finale

Akil Gjakova ka siguruar një tjetër medalje evropiane në sirtarin e tij.

Xhudisti u kualifikua në finalen e evropianit U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në gjysmëfinale me një ippon mposhti rumunin, Marcel Cercea. Në finale do të përballet me Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.