Kosova mbyllet pas rasteve me COVID, VIP-at ikin në Dubai

Ditëve të fundit shumë artistë nga estrada kanë vendosur të kalojnë pushimet në Dubai.

E përderisa në Kosovë po mbizotërojnë masat anti-covid, disa prej personazheve VIP, shumë prej emrave të njohur të estradës, këto ditë kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime.

Këngëtari, Ermal Fejzullahu, përmes rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit ka bërë të ditur që së bashku me gruan e tij, Arianën kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për pushime.

Në disa fotografi të publikuara edhe ish-Missi, Afërdita Paqarada ka vizituar Dubain gjatë këtyre ditëve.

Këngëtarja, Kida së bashku me disa prej mikeshave të saj gjenden në Dubai, për të kaluar disa ditë pushimi, e që në të njëjtin destinacion për pushime këto ditë ka zgjedhur edhe modelja, Arta Elezaj.

Ato kanë postuar së bashku disa fotografi nga i njëjti vend.