Kosova kryesoi SEECP-in në New York

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot në New York e ka filluar ditën me takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ai është shprehur se sot ishte një kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese të këtij procesi.

“Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritete kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën. Këto prioritete përputhen tërësisht me nevojat reale për zhvillimin e rajonit në përgjithësi dhe përmirësimin e atmosferës shoqërore brenda tij.

Po ashtu, kryesia e Republikës së Kosovës kësaj radhe shquhet edhe për faktin se bashkëpunimin në këto tre shtylla e koncepton në kuadër të procesit të integrimit evropian për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Kujtojmë se këtë mbledhje e kryesoi ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

loading…