5-3

Kosova i “çmend” edhe mediat serbe, ja çfarë shkruajnë ato pas trillerit në Angli

Mediat në Serbi nuk kanë mundur as kësaj radhe ta anashkalojnë Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas ndeshjes së mrekullueshme kundër Anglisë, megjithë humbjen 5 me 3.

Duke iu referuar Kombëtares sonë si “e ashtuquajtura” Kosovës, mediat serbe, si asnjëherë më parë i kanë thur lavde djelmoshave kosovarë, shkruan Ballkani.info.

“Shou i Anglisë dhe të ashtuquajtures Kosovës”, është titulli i televizionit serb b92.

Në raportimin për këtë ndeshje, ky televizion, më saktësisht portali i këtij televizioni tregon për ndeshjen spektakolare të zhvilluar në Southampton.

Po ashtu aty paraqitet edhe tabela e grupit tonë, ku Kosovës i jepen gjasa reale për kualifikim në Euro 2020.

“Tifozët në St. Maris kanë mundur që gjatë gjithë ndeshjes të shohin poteza dhe gola të bukur, ndërsa në fund arriti të fitojë ekipi vendas”, shkruan b92.

“Çmenduri e vërtetë. E ashtuquajtura Kosovë heshti Anglinë”, është titulli i gazetës më të madhe në Serbi, Blic.

“Futbollistët e Anglisë mposhtën të ashtuquajturën Kosovë në një ndeshje fenomenale të zhvilluar në Southampton me rezultat 5-3”, shkruan tutje kjo gazetë. /Ballkani.info/

loading…