“Kosova humbi shumicën në organizatat ndërkombëtare”

Shqiptarët e Kosovës nuk do ta dorëzojnë kërkesën për anëtarësim në Interpol për Asamblenë e këtij viti në Kili, jo sepse nuk duan, por e dinë që do të humbasin votën sepse nuk e kanë më shumicën.

Kështu ka deklaruar kryetari i Serbisë së Bashkuar Dragan Markoviq- Palma për TV Pink.

Sipas tij, shqiptarët dhe shtetet që iu ndihmojnë kanë “shkelur ligjin ndërkombëtar, sepse ata morën vendime me shumicë votash, jo nën ligjin ndërkombëtar, gjë të cilin nuk mund ta bëjnë më sot”.

loading…