Bastoret

Kosova favorite e madhe përballë Andorrës

Kosova të enjten zhvillon ndeshjen e radhës në Kualifikimet për Kampionatin Evropian ku do të ndeshet me Andorrën.

Sfida luhet në stadiumin “Estadi Nacional”, nga ora 20:45. Tashmë të dyja këto kombëtare kanë humbur shanset për kualifikim dhe pikët nuk kanë peshë të madhe, megjithatë Dardanët udhëtojnë për fitore.

Kompanitë e basteve e kanë cilësuar favorite shumë të madhe Kosovën ku fitorja e saj ka kuotën 1.40 ndërsa ajo e Andorrës 9.00, barazimi vlerësohet me kuotën 4.50.

Kosovan në gjashtë ndeshje ka vetëm katër pikë dhe kjo duket një kampanjë e dështuar kualifikuese për dardanët tanë. /Ballkani.info