Kosova është mbretëri e qymyrit dhe ne flemë mbi të, mbahet debati rreth energjisë mikse.
“Kosova konsiderohet si mbretëri e qymyrit, ne flejmë mbi të, andaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi“, kështu u tha mes tjerash në debatin e mbajtur sot me rastin e publikimit të raportit nga Instituti Riinvest me autor Luan Shllaku.
Ky raport, analizon sfidat dhe mundësite me të cilat përballet Kosova në rrugën e saj drejt një të ardhme të pastër energjetike.
Autori, Luan Shllaku ka folur për miksin e energjisë që na duhet.
“Agjenda e gjelbër është një nocion e cila sjellë një rregullativë, një udhërrëfyes si duhet të sillen në të ardhmen. Ne jemi të pasur i kemi 14 milion qymyrë. Kosova ndodhet e mbërthyer ne një konfrontim te vështirë midis një mendësisë të të jetuarit në “Mbretërinë e Qymyrit”, dhe premtimit të një të ardhme të pastër sipas Axhendës së Gjelbër të BE-së.“, ka thënë Shllaku.
Per dekada, Shllaku ka thënë se Kosova është parë si një “fuqi rajonale energetike” për shkak të rezervave të saj të mëdha të linjitit.
“Kjo “Mbreteri e Qymyrit” e ka formuar pejsazhin ekono-mik dhe politikë të vendit, duke e vendosur në qendër të vëmendjes shfrytëzimin e këtij resursi, dhe duke e lënë të pa-diskutuar nevojën për të diversifikuar burimet tona të energjisë. Në këtë kontekst, ndikimi mjedisor i qymyrit mbetet i neglizhuar, me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe kjo situatë komplekse nxjerr në pah faktin se të gjithë në Kosovë e dinë se ska po ndodh, por nuk ka vendosmëri për të marrë hapa konkretë për të lënë pas qymyrin, i cili ka sjell sfida mjedisore dhe shëndetësore të mëdha, duke përfshirë ndotjen e mjedisit dhe masat konkrete për të arritur neutralitetin e karbonit.“, ka thënë tutje Shllaku.
Sipas tij, kjo situatë komplekse nxjerr në pah faktin se të gjithë në Kosovë e dinë se ska po ndodh, por nuk ka vendosmëri për të marrë hapa konkrete për të lënë pas qymyrin, i cili ka sjell sfida mjedisore dhe shëndetësore të mëdha, duke përfshirë ndotjen e mjedisit dhe masat konkrete për të arritur neutralitetin e karbonit.







