Kosova eliminohet nga turneu i CS:GO – mposhtet nga Ukraina

Përfaqësuesja e Kosovës në CS:Go ka përfunduar aventurën e tyre në turneun botëror.

Ekipi përfaqësues humbi garën me rezultat 1:2 kundër garuesve ukrainas.

Kjo ka bërë që lojtarët tanë të eliminohen edhe në garën e nivelit të ultë pas atij të lartit.

Ndërkohë, ekipi i Dota 2 ka arritur të sigurojë një medalje në garat që po mbahen në shtetin izraelit.

Kosova nesër (e enjte) do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale kundër Republikës së Çekisë. /Telegrafi/