“Kosova ecën para”| Ambasadori i emëruar nga Kurti i gëzohet marrëveshjes

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka reaguar pasi mbrëmë Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e planit evropian.

Bajrami në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me ujdinë e mbrëmshme, Kosova ecën përpara.

Ai theksoi se tani topi është në fushën evropiane.

“Me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecën përpara. Tani topi është në fushën evropiane. Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapë dyert. Nuk ka kohë për të humbur!”, ka shkruar ai.

Takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.