Kosova do ta shpallë si të padëshirueshëm (non grata) në vend gazetarin britanik, Graham Phillips që me veprimet e tij e dëmton imazhin e shtetit.

Klan Kosova merr vesh nga burime të saja brenda Ministrisë së Brendshme se vendimi për ta shpallë “persona non-grata” britanikun është marrë dhe nesër pritet që të futet në zbatim.

Philipps bën fushatë nëpër forma të ndryshme kundër Kosovës dhe luftës së UÇK-së.