Kosova e mposhtë Azerbajxhanin, kështu gëzohen VIP-at shqiptarë

4 me 0 përfundoi ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Kësaj fitore të thellë që shënoi përfaqësuesja e Kosovës në futboll, padyshim që gëzuar çdo shqiptar, i madh apo i vogël, shkruan Ballkani.info.

E në mesin e atyre që uruan e festuan për fitorën e Kosovës, janë edhe disa fytyra publike.
Capital T, Ledri, Majku, Morena Taraku, Leonora Jakupi, Noizy e Kida janë vetëm disa nga emrat që kanë shprehur gëzimin për fitorën.

Madje, disa prej tyre e kanë përcjellur ndeshjën nga stadiumi “Fadil Vokrri” ani pse binte shumë shi.

Kujtojmë që përfaqësuesja jonë është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve./Ballkani.info/