Pakënaqësi në degën e VV në Mitrovicë, një anëtar bojkoton zgjedhjet

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fuad Murseli, është shprehur i dëshpëruar me degën e kësaj partie në Mitrovicë dhe me trajtimin që po u bëhet aktivistëve.

Përmes një postimi në Facebook, Murseli ka thënë se në zyrën e VV-së ke vlerë vetëm nëse je pjesë e “kllikave të caktuara”, përndryshe ai ka thënë se e ke derën e mbyllur aty.

Krejt në fund Murseli ka bërë të ditur se ka marrë vendim që t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe të mos jap kontributin e tij.

Postimi i plotë:

Me aq sa kisha mundësi e kam përkrahur Vetëvendosjen në krye me liderin Albin Kurti qe shumë vite, por jam i deshperuar me Vetëvendosjen dega në Mitrovicë dhe trajtimin që ata ju bëjnë aktivistëve me të vyshëm, te kjo zyre ki vlerë veç nesë je pjesë e kllikave te caktume ndryshe e ki deren mshel.


Prandaj kam vendosur që ti bojkotoj zgjedhjet lokale dhe të mos jap asnjë kontribut, sepse ju i keni vesh uniformen e VV’së por nuk po ju bjen taman.
me dashni një aktivist i dëshperuar Fuad Murseli.