Kosova e ka kaluar kulmin e koronavirusit: Mund të këtë valë të dytë, por menaxhohet

Në Kosovë deri tani janë infektuar me koronavirus 630 persona, që nga 13 marsi ku u regjistruan dy ratstet e para.

Sipas mikrobiologut Lul Rakaj Kosova e ka kaluar pikun e COVID-19. Ai shpejgoi se në pandemi kulmi është kur regjistrohen më së shumti raste nga personat e testuar dhe këtë Kosova e ka kaluar.

“Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste). Rastet e regjistruara gjatë kohës së izolimit përkojnë me pacientë të cilët janë infektuar 7-14 ditë më herët”, ka shkruar Rakaj në Facebook.

Ndërsa theksoi se mund të këtë valë të dytë edhe pas 4 majit ku priten lehtësira, mirëpo situata mund të menaxhohet.

“Pas 4 majit, nja 5-10 ditë më vonë mbase mund të kemi një rritje të lehtë të numrave. Por këta duhet të jenë të menaxhueshëm për kapacitetet tona ekzistuese shëndetësore. Po ashtu, duhet të përgatitemi që pas kësaj kohe të vazhdojmë të testojmë rastet e reja, t’i izolojmë dhe gjurmojmë kontaktet e tyre”, ka shtuar mikrobiologu.

Kujtojmë, që në Kosovë Komuna më e prekur me koronavirus është Ferizaj me 90 raste ndërsa e dyta është Malisheva me 70.

Gjithsej të shëruar janë 138 persona, ndërsa 18 vitkima