Kosova do të marrë kryesimin e SEECP, Pacolli nesër do shpalosë planet

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosvoës, Behgjet Pacolli, nesër para ambasadorëve të shteteve mike të Kosovës do të hapë solemnisht kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore(SEECP).

Gjithashtu Pacolli pritet të shpalosë prioritetet e vendit tonë gjatë këtij kryesimi.

Kryesimi i SEECP është në periudha njëvjeçare dhe para Kosovës kryesimin e kishte Bosnja. Në Samitin e fundit mungoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak se Kosova ishte e futar me fusnotë. Vednet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia.