Kosova dhe Shqipëria memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë,përcjell Ballkani.info

Nënshkrimi i memorandumit është forcimin e lidhjes së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do të shërbej për zhvıllımın e ekonomisë, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është themelimi i një mekanizmi fleksibil dhe me fushë të gjerë për udhëzimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Palëve në fushën e regjistrimit të bizneseve, në përputhje me përgjegjësit e të dy Agjencive në këtë fushë”, tha Shala.

Sipas tij, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ka bërë disa ndryshime dhe në shkurt të këtij viti ka lansuar platformën e re elektronike për regjistrimin online të bizneseve, duke thjeshtëzuar procedurat dhe shkurtuar kohën për bizneset.
“Kosova sot është njëri nga vendet në Evropë që biznesin mund ta hapësh për 24 orë, por ne do të vazhdojmë të krijojmë kushte edhe më të mira. Shqipëria për Kosovën është vend mik dhe çdo marrëveshje është e mirëpritur dhe do ndikojë në shkëmbimin e përvojave duke konsideruar se memorandumet duhet të shtrihen edhe në fusha tjera”, theksoi Shala.

“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni bashkëpunimin si dy agjencione shtetërore shumë të rëndësishme, dhe bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë të provoni t’i afroni edhe më shumë”, tha Shala.

Ky memorandum parasheh 11 fusha të bashkëpunimit, si: Shkëmbimin e informacionit mbi legjislacionin në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe reflektimet për përmirësimin e tij; Shkëmbimin e publikimeve të ndryshme në lidhje me fushën e regjistrimit të bizneseve, bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me regjistrimet e bizneseve; Bashkëpunim në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe shërbimeve për publikun etj./Ballkani.info/