Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të martën kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Lajcak pas takimit të kryenegociatorëve, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

‘’Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Demokracia.com/ 

Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022