Kosnett: SHBA nuk e solli ushtrinë këtu që të bëjë Shqipërinë e Madhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dërguar trupat e tyre në Ballkan që të vdesin për Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett  teksa e ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për bashkim me Shqipërinë por edhe deklaratat e mëhershme të liderit të VV-së, Albin Kurti dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Me gjithë respektin, mendoj se këto janë gjëra që politikanët i thonë veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve. Shtetet e Bashkuara besojnë në atë që thotë Kushtetuta e Kosovës: që Kosova duhet të jetë shoqëri shumë-kulturore, shumëfetare. Nuk mendoj që ShBA-ja i dërgoi trupat e saj, nuk mendoj që ushtarët amerikanë vdiqën në Ballkan në vitet e mëhershme për të promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe”, ka thënë ai në një intervistë ekskuzive dhënë për emisionin Politiko në Kanal10.

Kosnett ka thënë se kjo nuk është zgjidhje e problemit.

“Pra, flas në emrin tim, nuk mendoj se kjo është zgjidhje për problemin e Kosovës dhe vendeve në rajon”, shoti ai.