Kosnett në Graçanicë, vëzhgon zgjedhjet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkuar në Graçanicë që ta vëzhgojë nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në Kosovë.

Kosnett është deklaruar shkurt, ku ka treguar se përpos tij, ka edhe shumë ekipe të Ambasadës Amerikane që janë në terren dhe po përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ambasada Amerikane ka më shumë se 30 ekipe në gjithë Kosovën që po i viziton Qendrat e Votimit. Unë personalisht po i vizitoj Qendrat e Votimit në Prishtinë, Graçanicë dhe Prizren”.

Ambasadori amerikan në Kosovë ka paralajmëruar se, pas Graçanicës, do të shkojë në Prizren.

loading…