Kosnett: Mendojmë fuqishëm se BE-ja do të veprojë drejt në heqjen e vizave për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se heqja e vizave do të ishte shumë me rëndësi për Kosovën.

“Ne besojmë se liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe për të parë aftësitë e Kosovës që të ketë një rol aktiv në zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit. Kështu që po, ne mendojmë fuqishëm se Bashkimi Evropian do të veprojë drejt në heqjen e vizave për Kosovën”.

Kosnett në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, ka komentuar edhe faktin që disa zyrtarë të BE-së,  thonë se pse SHBA-ja nuk po i garanton kosovarët për heqjen e vizave.

“Ne kemi ligje të ndryshme, ligje të veçanta se kur një shtet bënë kërkesë për liberalizim të vizave, në atë për të pasur leje udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Nuk është një vendim që administrata amerikanë mund ta marrë, por më shumë varët nga gjendja dhe zhvillimi ekonomik i atij shteti. Pra sërish kjo ka të bëjë me bashkë komunikimin, se kur do të ketë përmirësim të raporteve të Kosovës me vendet fqinje, se kur do të përmirësohet ekonomia e Kosovës dhe atëherë kështu do të piqen kushtet që Kosova të kualifikohet për të pasur lëvizjen e lirë në SHBA. Kështu që unë mendoj se për t’i hyrë rrugës eventuale së prosperitetit, eventualisht mund të përfshihet në ndryshimin e regjimit të vizave”.