Kosnett lavdëron Kosovën për progresin në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në një postim në ‘Twitter’, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kosova duhet të jetë krenare për progresin e rëndësishëm që bëri në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore këtë vit. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja ndëshkuese dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.