Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett ka vizituar Komunën e Graçanicës dhe të Parteshit, që banohen me shumicë serbe.
Gjatë kësaj vizite, Kosnett është takuar me kryetarin e Graçanicës Sërxhan Popoviq dhe atë të Parteshit, Dragan Petkoviq si dhe me përfaqësueset e Asociacionit të Grave në Biznes, një iniciativë.
“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim tregtar ndërmjet komuniteteve për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjithë”, shkruar në profilin e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.
Kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër ambasadori Kosnett viziton Graçanicën.
Më 28 mars, gjatë vizitës në këtë komunë, ambasadori Kosnett kishte bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.








