Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett ka vizituar Komunën e Graçanicës dhe të Parteshit, që banohen me shumicë serbe.

Gjatë kësaj vizite, Kosnett është takuar me kryetarin e Graçanicës Sërxhan Popoviq dhe atë të Parteshit, Dragan Petkoviq si dhe me përfaqësuesueset e Asociacionit të Grave në Biznes, një iniciativë multi-etnike që mbështetet nga USAID-i.

“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim tregtar ndërmjet komuniteteve për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjithë”, ka shkruar Konsett në profilin e tij në Twitter.

Kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër ambasadori Kosnett viziton Graçanicën.