Kosnett i shkon për vizitë pas Kurtit edhe Osmanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas këtij takimi ai i ka shkuar për vizitë presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.

Lajmin për këtë takim e bëri të ditur vet  Osmani përmes një statusi në Twitter.

“ Me ambasadorin amerikan diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që konstituimi i institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani.