Kosnett: Emërimi i Grenellit tregon përkushtimin e SHBA-së për rajonin

Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi

“Mezi pres të punojë me ambasadorin Ric Grenell si të Dërguar Special të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar ai në Twitter.

loading…