Kosnett e porosit qeverinë e ardhshme të trajtojë dinjitetshëm të mbijetuarit e luftës së fundit

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.“Gratë dhe burrat që kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët. Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.

Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm. Drejtoresha e QKMRT-së, Feride Rushiti theksoi se ky përvjetor sa është i rëndësishëm, është edhe emocional.

“Atë botë qendra jonë ishte e vogël, por vullneti dhe përkushtimi jonë ishte i madh. Bëmë që ne të shtrijmë shërbimet tona anë e mban Kosovës dhe shumë shpejt kjo qendër u shndërrua në shpresë të madhe për jetën e atyre që lufta e fundit u la pasoja të rënda fizike, mendore e shëndetësore. Andaj, kjo qendër për gjatë dy dekadave ishte adresa kryesore për më shumë se 18 mijë individëve, apo familjarëve t tyre që kanë përfituar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga shërbimet e QKRMT-së”, tha Rushiti.Ajo shtoi se për dy dekada të QKRMT-së ka pasur përkushtim për një shoqëri më të mirë dhe me të drejta të njeriut.Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim për ta çdo herë.I pranishëm ishte edhe Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege, raporton KosovaPress.

loading…