Kosnett: Diskutim i mirë me Sveçlën për çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit e qeverisjen e mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se këtë mëngjes pasur një diskutim të mirë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Kosnett ka shkruar në Twitter se ka diskutuar me Sveçlën lidhur me çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, shkruan Express.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbi çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen këtë mëngjes. Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Kosnett.