Kosnett deklarohet pas takimit me Glauk Konjufcën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar për takimin që ka pasur me u.d. të Presidentit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Është koha që të punojmë së bashku në prioritetet e përbashkëta: trajtimi i Covid-19, të luftojmë korrupsionin duke përfshirë këtu edhe nevojën për një shërbim civil apolitik dhe rritjen e ekonomisë së Kosovës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Kujtojmë se Kosnett ka marrë pjesë edhe mbrëmë në pritjen e vaksinave anti-Covid19 të organizuar nga kryeministri Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa Kosova është në pritje edhe të kontigjenteve të tjera të vaksinave.