Koronavirusi: Vdekja e pacientit të parë jashtë Kinës u raportua në Filipine

Një burrë në moshën 44 vjeçare është viktima e parë që ka vdekur jashtë Kinës nga koronavirusi.

Ai ndërroi jetë në Filipine, Organizata Botërore e Shëndetit kishte thënë se ai ishte prekur nga ky virus para se të shkonte atje nga Kina.

Personi në fjalë ishte nga provinca Hubei e qytetit Wuhan, vendi ku virusi së pari ishte shfaqur.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga ky virus dhe më shumë se 14 mijë të tjerë janë të prekur nga koronavirusi, shkruan BBC.