Koronavirusi pësoi sërish mutacion, ja ku ndryshon

Një ndryshim i vogël në variantin e koronavirusit e ka ndihmuar atë të kopjojë më mirë veten, por jot ë jetë më vdekjeprurës, tregon studimi.

Kërkuesit zbuluan se ka dy lloje të koronavirusit në SHBA momentalisht, origjinali D614 dhe mutatni G614.

Ky mutacion nuk është një version më vdekjeprurës i të parit, por ka më shumë aftësi të riprodhohet duke infektuar më shumë njerëz.

Dr Erica Ollmann Saphire, profesoreshë në ‘La Jolla Institute of Immunology’ në Kaliforni, shprehet se viruset shpesh pësojnë mutacione për tu shpëtuar antitrupave që krijohen nga sistemi ynë imunitar.

Ekspertë të shëndetit kanë zbuluar se koronavirusi pëson mutacione shumë më ngadalë se viruset e tjera, si psh ai i gripit.