Koronavirusi “paralizon” Kirurgjinë Plastike, vetëm dy mjeke e mbajnë repartin

Klinika e Kirurgjisë Plastike në kuadër të QKUK-së ka mbetur pa shumicën e specialistëve, pasi që të njejtit janë infektuar me COVID-19.

Sipas të njejtave burime ky repart po mbahet vetëm nga dy mjeke specialiste, të cilat po detyrohen të mbajnë kujdestari të shpeshta.

Edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka konfirmuar mbrëmë në Klan Kosova se shumica e stafit të Kirurgjisë Plastike është i infektuar nga Koronavirusi.

Ndërsa kryesindikalisti i mjekëve, Blerim Syla, ka bërë të ditur se rreth 300 profesionistë shëndetësor janë infektuar deri më tani me Koronavirus.