Shkencëtarët në Kinë kanë zbehur shpresat se koronavirusi do të zhduket përfundimisht.
Sipas Fox News, ata thonë se koronavirusi, që ka shkaktuar mbi 200 mijë viktima dhe dëme kolosale në ekonominë botërore, do të kthehet çdo vit.
Bloomberg raportoi të hënën se këta shkencëtarë thonë se virusi do të kthehet me valë për shkak të prevalencës së bartësve asimptomatikë.
Në shpërthimet e shkruara, ata që ishin të sëmurë identifikoheshin dhe karantinoheshin. Por nuk ndodh kështu me koronavirusin e ri.
Më herët gjatë këtij muaji, dr. Anthony Fauci nga Instituti për Sëmundjet Infektive në SHBA tha se bota nuk do kthehet më në normalitetin që kemi njohur dikur.







