Koronavirusi: Një barist italian shërben kafen me lopatë në mënyrë që të mbajë distancë me konsumatorët

“Mbaje kafen tënde larg meje”, thotë një barist italian.

Italia ndoshta mund të jetë qendra e botës me gjendjen më të keqe nga koronavirusi, por kjo nuk i ndaloi disa persona që të gjejnë mënyrën më me humor që të kalojnë këtë gjendje.

Kjo video tregon disa nga momentet e një burri që shërben kafen me një lopatë për një konsumatorë, teksa bënë shaka që ajo do ta mbrojë nga virusi.

“Masa anti-virusale”, ka thënë baristi teksa mbante një filxhan kafe me lopatë. Dhe konsumatori i përgjigjet me të qeshura duke i thënë “faleminderit”.

Për fat të keq Italia është vendi më i prekur me koronavirus pas Kinës, me 15,113 raste të raportuara dhe 1,016 vdekje.

Shteti raportoi rastin e parë me koronavirus në fillim të janarit në dy turistë nga Kina. Autoritetet akoma nuk kanë zbuluar origjinën e arsyes së fillimit dhe përhapjes së këtij virusi.

Që atëherë, virusi është shpërndarë në gjithë vendet. Italia tani ka nivelin më të lartë të të prekurve me koronavirus nëpër botë, gati duke përfshirë edhe Kinën.

Kina ka dërguar mjek që të ndihmojnë Italinë që të përmirësojnë gjendjen e rëndë, duke përfshirë medikamente me tona.