Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 494 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 90-vjeçar, i cili kishte edhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke e çuar në 25 numrin e viktimave.