Koronavirusi në Kosovë: 1,871 raste aktive; 14,894 të shëruar dhe 657 viktima

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 17,422 derisa janë shënuar 657 viktima, dhe 14,894 të tjerë janë shëruar.

Javën e fundit në Kosovë kishte një ngritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus, duke bërë kështu që të konsiderohet një mbyllje totale sërish, anipse kjo duket si veprim që do merret nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje tjetër.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,871.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 159 raste pozitive me koronavirus, dhe 58 të shëruar.

Ky është njoftimi i plotë nga IKSHPK:

‘’ 58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!’’