Koronavirusi në Itali, 255 raste të reja dhe 5 viktima

Rënie e vogël në rastet e reja më Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 255 raste të reja dhe 5 viktima.

Ndërkohë Lombardia nuk regjistron asnjë vdekje.

“Ne së shpejti do të bëjmë një urdhër për të testuar udhëtarët nga vendet në rrezik.  Prioriteti është të mbrojmë Romën dhe Lazio.”

Kështu tha këshilltari për shëndetin e Rajonit Lazio Alessio D’Amato i cili shpalli masën që synon të përmbajë rastet e importit në veçanti nga Rumania.