Koronavirusi, në Infektivë tre pacientë në gjendje të rëndë

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 10 pacientë të infektuar me Covid-19, tre nga të cilët janë në gjendje më të rëndë.

Tre nga pacientët me Covid-19 që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë por që nuk pritet të lirohen gjatë ditës së sotme, bëri të ditur infektologu Sali Ahmeti.

“Tre nga këta pacientë janë në kujdesin intensiv. Njëri prej tyre është në repartin e kujdesit intensiv, 2 janë brenda reparteve”, tha Ahmeti.

Infektologu bëri të ditur se të gjithë pacientët që po trajtohen në Infektivë janë mbi moshën 60 vjeçe.

Deri më tani në Kosovë janë 1070 të infektuar me COVID-19, 841 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.