Koronavirusi mund të shkaktojë mungesë masive të Coca Cola-s

SHBA-të mund të përjetojnë mungesë masive të produketeve të Coca Cola-s, pasi që përhapja e koronavirusit ndërpreu zinxhirin e furnizimit.

Kompanitë për ëmbëlsim artificial nga Kina do kufizojnë furnizimin nëse virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet, raporton Daily Mail.

Zinxhiri i furnizimit të Australisë nuk pritet të preket.

“Ne kemi inicuar planet e furnizimit dhe nuk parashikojmë ndonjë ndikim afatshkurtër”, shkroi Coca-Cola të hënën në raportin e saj vjetor.

Në deklaratë thuhet se siguria dhe shëndeti i bashkëpunëtorëve të saj është përparësi primare.

Coca-Cola ka parashikuar se vëllimi i furnizimit mund të bie prej 2 deri në 3 për qind.