Koronavirusi merr hov në Serie A, 14 pjesëtarë të Genoas rezultojnë pozitivë

Pas Mattia Perinit e Lasse Schones edhe 8 lojtarë të tjerë dhe 4 pjesëtarë të stafit të skuadrës së Genoas kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar ndaj skuadrës së Napolit një ditë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Serie A të hënën, i cili në njoftim bën të ditur se ka njoftuar edhe autoritetet, ndërsa të prekurit me koronavirus janë duke ndjekur protokollet.

Tamponët u janë marrë edhe futbollistëve të Napolit, të cilët një ditë më parë u përballën me Genoan, ku fituan 6:0.

Ndërkohë, pak ditë më parë, edhe dy lojtarë të Milanit, Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimoviq rezultuan pozitivë me Covid-19, ndërsa tashmë janë në izolim.