Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për 30 minuta dhe të mbulojë një hapësirë prej 4.5 metrash katrorë, në ambiente të mbyllura, si psh; një autobus i vogël.
Të dhënat e fundit vijnë nga një studim kinez, i cili rrëzon të dhënat e deritanishme se distanca që nuk prekesh ishin 2 metra.
Ndërkaq, virusi mund të qëndrojë për ditë në sipërfaqe të ndryshme, duke shtuar rrezikun e infektimit të më shumë njerëzve.
Gjithsesi këto përfundime kanë nevojë për studime të tjera, me qëllim që të jenë plotësisht të verifikueshme.
Në temperaturë 37 gradë, virusi mund të qëndrojë për 2-3 ditë në xham, metal, plastikë, letër dhe rroba, shpjegojnë epidemiologët e provincës së Hunan, pas studimeve që ata kishin bërë.
Koronavirusi mund të jetojë për më shumë se 5 ditë në feçe dhe në trupa të lëngshëm.
Rreziku i infektimit shtohet në ambientet e vogla, të cilat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, duke ulur edhe distancën e infektimit.







