Koronavirusi dhe revolucioni i të punuarit nga shtëpia


Lugina e Silikonit prej kohësh është tërhequr nga ideja e të punuarit nga shtëpia. Pavarësisht miliardave që Apple, Google, Facebbook dhe kompani të tjera shumëkombëshe që kanë shpenzuar në zyra qendrore, shumë inxhinierë softueri do të ishin të lumtur sikur të zëvendësonin zyrat e tyre me një palë kufje kundra zhurmave dhe punuar nga çfarëdolloj vendi.

Për disa është e papranueshme të bëhet një krahasim i tillë, por rasti i Kinës dhe koronavirusit i cili çoi në mbylljen e shkollave, universiteteve, fabrikave, tregjeve e shumë institucioneve të tjera publike e private në vend është shembull ekzemplar i të punuarit në masë nga shtëpia.

Miliona u detyruan të punonin nga shtëpia duke rritur në masë shitjet e laptopëve dhe tabletëve dhe dërguar aplikacionet si Alibaba dhe DingTalk në krye të dyqaneve të aplikacioneve si App Store.

Lajmi i mirë është se shumica e teknologjive që bëjnë të mundur punën nga shtëpia si Zoom dhe Slack janë të maturuara dhe qëndrueshme. Lajmi i keq është se shumica prej tyre nuk kanë një manual të qartë përdorimi.

Miliona pyetën nëse shakaja e tyre në Slack nuk do të merret seriozisht dhe a do të ishte e pranueshme të shfaqesh në një video konferencë me një lavatriçe pas teje duke punuar.

Duke folur me punonjës në distancë në kompani dhe startupe të  mëdha, puna me një ekip të “shpërndarë” varet e gjitha etika.

Hapi i parë është të kujtohet se ku janë njerëzit. Pratick McKenzie, një zhvillues dhe marktues në Tokio ka punuar për firmën me seli në San Francisco Stripe prej tre vitesh.

“Një prej gjërave më të rëndësishme që puna në distancë të funksionojë siç duhet është themelimi i normave të komunikimit” beson McKenzie.

Ruajtja e motivimit është një tjetër sfidë për menaxherët e këtyre ekipeve. Ryan Hoover themelues i Product Hunt, një kompani me 20 punonjës nga mbarë bota që punojnë në distancë i mbledh të gjithë një herë në javë në një video konferencë në Zoom.

“Përfitimi më i madh nga kjo është se shikon fytyrën e gjithsecilit,” tha Ai. “Edhe pse zgjat jo më shumë se 1 orë e gjysmë, të bën të ndihesh pjesë e një ekipi dhe i shton personalitet të gjithëve sadopak. Shpesh herë shoh macen e ndonjërit të kalojë përpara ekranit.”

Shprehja e këtij personaliteti funksionon vetëm nëse kolegët tuaj e të shohin ty. Punonjësit në distancë për një kohë të gjatë thonë se të gjithë bashkëbiseduesit në një konferencë përdorin kamerën e tyre. Në Stripe kanë investuar në aksesorët për ndriçimin e desktopit përballë fytyrës së punonjësit. “Niveli juaj i lumturisë varet nga mënyra sesi kolegët ju perceptojnë,” thotë McKenzie.

Vonesat në linjë janë një problem. Tu kujtosh njerëzve se dikush po ju sheh nga në anën tjetër të ekranit është gjithashtu problem.

Probleme të tilla i bëjnë disa praktikantë të punës në distancë të mendojnë se ky profesion është i pamundur. Nëse një kompani ka disa punonjës në zyra qendrore dhe disa të tjerë në distancë i bën këta të fundit të mendojnë rreth të mirave që u mungojnë ose të paktën mospjesëmarrjen në vendimmarrje.

Për të adresuar këtë disa startupe kanë detyruar të gjithë punonjësit të komunikojnë mesazhet e rëndësishme online, përmes Slack apo dokumenteve edhe nëse punonjë në një zyrë fizike.

Për Chris Heard, themelues i FirebaseHQ, një startup i cili furnizon pajisje për punonjësit në distancë, stili josinkronik i të punuarit është jetik për të eliminuar hendeqe si “punonjësit në zyrë” apo “punonjësit në distancë” janë të parët.

Herd beson se ky stil sinkronik ku punonjësit rrallë herë bëhen bashkë por marrin vendime bazuar në rrjete qendrore komunikimi lejojnë hapësira për më shumë produktivitet, fokusim të thellë dhe pandërprerë.

“Të punuarit në zyrë më shndërrohet në çështje disponueshmërie. Ky është shpërqendrim.”

Shumë menaxherë në Kinë do të shqetësohen nëse produktiviteti i punonjësve do të goditet ndërsa stafi i tyre është në shtëpi. Por për evangjelistët e Silicon Valley, puna në distancë është më shumë sesa thjeshtë një krizë. Është një përmirësim i jetë në zyrë.

Nëse koronavirusi vijon të përhapet, shumë prej nesh do të kenë shansin të mësojnë diçka e cila ka më shumë dobi sesa dëm.