Loredana ka njoftuar për anulimin e një koncerti.
Paniku nga koronavirusi ka bërë që shumë ngjarje të anulohen apo të shtyhen për afat të pacaktuar.
Shumë artistë janë detyruar t’i anulojnë koncertet e tyre, për t’i shmangur turmat e njerëzve.
Së fundi, reperja Loredana me anë të një postimi në Instagram, ka njoftuar se ka anuluar koncertin në Zvicër.
Kjo për shkak se të gjitha ngjarjet kur mblidhen më shumë se 1000 njerëz në Zvicër duhet të anulohen.
“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe fansat, dhe do doja të gjeja një datë të re”, ka shkruar Loredana.








