Koronavirusi anullon koncertin e Flori Mumajesit në Austri

Epidemia e koronavirusit ka mbërthyer të gjithë botën në panic, duke detyruar shumë evente të anullohen, në përpjekje për të shmangur turmat e mëdha.

Një nga këto evente është edhe koncerti i artistit Flori Mumajesi.

Grupi ‘Three Dots’ kishte planifikuar një concert në Austri, por ai është anulluar si masë parandaluese për epideminë.

Flori dhe anëtarët e tjerë të grupit nuk janë demoralizuar nga kjo, por kanë gjetur një zgjidhje. Ata kanë postuar një video, të nisur në një mënyrë shumë creative, ku përcjellin lajmin e keq për anullimin e eventit.

Djemtë premtuan që do të shkojnë në Austri, sa më shpejt të jetë e mundur, duke mos lejuar fansat të zhgënjehen.