Koret raciste ndaj lojtarëve angleze, legjenda bullgare shpërthen në lot(Video)

Koret raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve të kombëtares angleze në ndeshjen kualifikuese për grupin A mes Bullgarisë dhe Anglisë që përfundoi me rezultatin e thellë 0-6 në favor të “Tre luanëve” janë kthyer në një çështje tashmë.

Ndeshja u ndërpre në dy raste por koret raciste vazhduan edhe pse Anglia nuk e braktisi takimin por iu kundërpërgjigj me një lumë golash tifozëve bullgarë.

Tanimë kjo çështje në zyrat e komisioneve të Displinës me Bullgarinë që pritet të marrë një dënim shembullor, që mund të shkojë deri në skualifikimin e kësaj kombëtareje nga eliminatoret e Euro 2020.

Koret raciste të tifozëve bullgarë kanë prekur edhe një legjendë të kësaj kombëtareje bëhet fjalë për Hristo Stoichkov i cili i ftuar në një emision televiz në Spanjë ku jeton prej vitesh ka shpërthyer në lot në momentin që po fliste për ngjarjet që kishin ndodhur në sfidën Bullgari-Angli.

https://www.youtube.com/watch?v=uun4rCjVNo8

loading…