Korenica mohon se po largohet nga LVV-ja, nuk e lë pa i sulmuar mediat

Deputeti i LVV-së, Visar Korenica, ka reaguar pas lajmit të publikuar në “Syri Net”, se do të larohet nga paria bashkë me 10 deputet të tjerë.

Korenica i ka mohuar këto aludime, por që nuk ka hezituar ti sulmoj edhe të gjitha mediat e tjera të cilat e kanë publikuar këtë lajm.

Sipas tij kjo po bëhet me qëllim shantazhi dhe për ta dëmtuar partinë në pushtet.

Postimi i plotë:

E lëshon një të pavërtetë (shkaravinë) një portal si ky i qimit (syri .tv) e disa mediat në Kosovë nuk hezitojnë me e shpërnda pa konfirmu vërtetësinë. Përse? Sepse nuk ka ligj për media, sepse nuk çmohet etika por shantazhi dhe mezi presin lajm prej kazani që flet keq për partinë në pushtet.
Gjithçka e çdo ogurzi në emër të lirisë së shprehjes!
Na i marshit të ligat, çka me ju thënë tjetër!