Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës, pa u kthyer vajza e mbuluar me shami në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë.

Ai tha se deklarimi i tij në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë fushatë.

“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë! Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij. Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”, ka thënë ai.

Përndryshe, Korenica sot ka shfrytëzuar një hapësirë jashtë rendit të ditës për të ngritur çështjen e një nxënëse në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë, të cilës i është ndaluar ndjekja e mësimit për shkak të bartjes së shamisë.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE: