Koreja Veriore thotë se e ka testuar me sukses një armë të re

Autoritetet e Koresë Veriore kanë thënë se udhëheqësi i këtij shteti, Kim Jong-un, e ka mbikëqyrur të premten testimin e suksesshëm të një arme të re, ndonëse nuk e kanë saktësuar llojin e saj. Ky veprim po shihet si përpjekje e vendit komunist për ta shtuar presionin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore njoftoi të shtunën se Kim Jong-un është ndarë shumë i kënaqur me suksesin e madh të ushtrisë në testimin më të ri të armëve dhe se është zotuar që do të ndërojë kapacitetet ushtarake që askush nuk guxon t’i sprovojë.

Testimi i fundit paraqet rundin e gjashtë me radhë të testimit të armëve që nga fundi i korrikut, kur Koreja Veriore testoi një sistem artilerie dhe dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ekspertët kanë paralajmëruar se këto raketa mund të përdoren kundër Koresë Jugore dhe bazave amerikane në këtë shtet.

Agjencia e lajmeve nuk e saktësoi llojin e armëve që u testuan të premten, por tha se procesi është zhvilluar me sukses dhe se ai e ka forcuar besimin e ushtrisë në sistemin e armëve.

Ekspertët ushtarakë thonë se nënvlerësimi që presidenti amerikan u aka bërë testimit të raketave nga Koreja Veriore ia kanë mundësuar vendit komunist shpeshtimin e këtyre veprimeve dhe zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër, shkruan “The Guardian”.

loading…