Korab Shaqiri rikthehet me “Fenomen” në “Kënga Magjike 2019”

Korab Shaqiri është kthyer pas 11 viteve në festivalin muzikor, “Kënga Magjike”.

Këngëtari shqiptar këtë vit është prezantuar me këngën “Fenomen”, me një performancë të mahnitshme dhe të pëlqyer nga fansat e tij, e cila tashmë është publikuar në kanalin zyrtar, YouTube.

Veç tjerash, Korabi ka ndarë edhe një postim nga performanca live te “E diela shqiptare” me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

I njëjti për Telegrafin ditë më parë tregoi se është rikthyer me një tekst të veçantë dhe se ky është rikthimi i tij pas 11 vitesh, ku për herë të fundit u prezantua në vitin 2008 me “Puthje e Hatrit”.

https://www.instagram.com/p/B3ARagDnBOV/

Theksojmë që gjysmëfinalja dhe nata e madhe finale e “Kënga Magjike 2019” do mbahen me 3, 4 dhe 7 dhjetor.

loading…