Korab Shaqiri bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, dhe bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari, janë bërë sërish prindër.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur babai i Korabit, këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Mrekulli! Sot Alteu është bërë me një vëlla! Lulja dhe Korabi u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Arb Shaqirin, nipin tim të mirë”, ka shkruar Ilir Shaqiri.

Të njëjtin informacion e konfirmoi edhe vet interpretuesi i hitit “Verën e kaluar”, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë Arb Shaqiri”, shkroi Korabi në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej data e lindjes së djalit dhe fjala “Baby” e shkruar.

Këngëtari Shaqiri përndryshe përveçse këngëtar, ushtron profesion edhe si ligjërues muzikë në një bartës privat të arsimit muzikor.